Këngëtari kolumbian, Maluma, dy javë para publikimit të albumit të ri, i ka befasuar fansat duke lansuar videon e re muzikore.
Ai e ka publikuar klipin e këngës “Marinero” që është pritur jashtëzakonisht mirë nga dashamirët e muzikës së tij.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londono Arias, ka devijuar paksa nga stili i zakonshëm duke sjellë një baladë të interpretuar shumë mirë.
24-vjeçari kishte thënë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Latin Music se albumi i tij i ri do të ishte i shumëllojshëm.
Dhe tashmë këtë e ka konfirmuar kënga “Marinero” që është ndryshe nga muzika që jemi mësuar ta dëgjojmë Maluman.
Videoklipi i kësaj kënge ka arritur shifrën prej gjashtë milionë shikimesh në YouTube akoma pa kaluar 24 orë nga publikimi.
Albumi i “F.A.M.E” i Malumas do të dalë në shitje më 18 maj, ndërsa lista e plotë e këngëve do të publikohet gjatë javës që vjen. /Telegrafi/