Telegrafi

Maluma njofton për anulimin e koncertit në Tiranë dhe mbarë Evropën për shkak të pandemisë

Maluma (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Këngëtari me famë botërore, Maluma, ka ndërprerë turneun e tij muzikor.

Javën e kaluar u dha lajmi se koncerti i paraparë të mbahej më 15 mars, e që i ftuar do të ishte këngëtari latin, u anulua për shkak të coronavirusit.

E përderisa turneu ishte paraparë të zhvillohej në disa shtete të Evropës dhe më pas Azi, marrë parasysh faktin pandemia është përhapura gjithandej – Maluma është detyruar të anulojë komplet turneun.

Maluma (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në Instagram, ku tregonte emrat e vendeve të parapara të mbaheshin koncertet dhe që tashmë janë anuluar, e që një prej tyre ishte edhe kryeqyteti shqiptar.

“Turneu në Evropë është shtyrë. Unë do t’ju njoftoj me informacionin në lidhje me datat e reja sa më shpejt që të jetë e mundur. Shihemi së shpejti”, ka njoftuar këngëtari me famë botërore në Instagram.

Përndryshe Shqipëria ka tashmë mbi 20 raste të evidentuara me coronavirus, një prej të cilëve fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë kësaj jave. /Telegrafi/