Natën e sotme (e diel) është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, MTV EMA 2021.
Në evenimentin më të madh muzikor i pranishëm krahas një sërë yjesh të tjerë ka qenë edhe Maluma.
Superylli kolumbian dukej i mrekullueshëm në një kostum lëkure në ngjarjen e mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Maluma po ashtu është nominuar si ‘Artisti më i mirë latin’, i ndjekur nga Bad Bunny, J.Balvin, Rauë Alejandro, Rosalia dhe Shakira.
Në këtë natë gjithashtu do ketë performanca të ndryshme edhe nga Yungblud, fituesi i Eurovision, Maneskin e shumë të tjerë.
Justin Bieber nga ana tjetër ka qenë këngëtari i nominuar në më së shumti kategori, gjithsej tetë.
Në faqen e MTV, është publikuar edhe një video e Malumas i veshur në një kostum tjetër, ngjyrë rozë.
Në edicionin e sivjetmë, artistja shqiptare, Rita Ora, ishte shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi. /Telegrafi/