Telegrafi

Maluma bëhet baba për herë të parë

Ylli i famshëm kolumbian, Maluma, ka konfirmuar se është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Susana Gomez, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin, Paris Londono Gomez.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më 9 mars në ora 8:23. Lindi dashuria e jetës sonë Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet”, nis postimi.

Lexo po ashtu Maluma konfirmon se do të bëhet baba për herë të parë

“Susana.. Dashuria: Faleminderit që përmbushe ëndrrën time më të madhe për të qenë baba, nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ju dua”, thotë tutje artisti në shkrim.

Foto: Screenshot/Instagram

Partnerja e 30 vjeçarit ka lindur në Cinica El Rosario në Medellin, e cila është private dhe një nga më të famshmet dhe ekskluzivet në qytetin e origjinës së ‘Pretty Boy’.

Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2020, njoftoi shtatzëninë e tyre në videoklipin e Malumas për këngën e tij “Procura” në tetor 2023.

Maluma dhe Gomez janë të dy nga Medellin, Kolumbi. /Telegrafi/