Telegrafi

Malumës ia hedhin të brendshmet në skenë në një nga koncertet e fundit në Madrid

Juan Luis Londono Arias, i njohur me emrin artistik Maluma, po vazhdon të jetë një nga yjet latin më të komentuar të momentit.

Ai prej muajsh ka nisur turneun e tij evropian “Papi Juancho”, gjersa mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) ka performuar në Madrid, Spanjë.

Krijuesi i hitit “Corazon” është përballur me një tjetër situatë të pazakontë në skenë në momentin që po performonte.

Maluma (Foto: Instagram)

Artisti i famshëm është befasuar nga fansat që siç shihet i kanë hedhur të brendshme në mes të interpretimit.

“Faleminderit Madrid”, shkroi ai në njërën prej fotografive që ka shpërndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Mbajti për herë të parë koncert në Shqipëri, Maluma publikon pamje të reja nga atmosfera në Tiranë

E në të brendshme shkruhej, “Të dua. Maluma Baby”.

Maluma (Foto: Instagram)

28-vjeçari rreth dy javë më parë ka mbajtur një koncert madhështor në Tiranë, gjegjësisht më 14 mars.

Në të ashtuquajturën “Dita e Verës” në Shqipëri, ai ishte pjesëmarrës duke performuar disa nga hitet më të mëdha. /Telegrafi/