Telegrafi

Malta nuk raporton asnjë rast të ri me COVID-19 për herë të parë që nga fillimi i krizës

Maltë nuk ka pasur asnjë rast të ri të COVID-19 në 24 orët e fundit për herë të parë që nga fillimi i krizës, dhe do të fillojë të largojë disa prej kufizimeve të vendosura për të ndaluar përhapjen e coronavirusit. 

“Vendimet për heqjen e masave do të merren në bazë të shkencës dhe numrave”, tha Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne, shkruan Reuters.

Malta, me rreth gjysmë milioni njerëz, zbuloi rastin e parë të COVID-19 më 7 mars dhe që prej asaj kohe ka raportuar pothuajse 450 raste. Katër pacientë të moshuar me një numër komplikimesh mjekësore kanë vdekur, transmeton Telegrafi.

Vendi mbylli shkollat, ndaloi mbledhjet e më shumë se tre personave, mbylli aeroportin dhe dyqanet jo thelbësore, por kurrë nuk urdhëroi një mbyllje totale, me fabrika, vende ndërtimi dhe plazhe të mbetura të hapura.

Numri ditor i rasteve të reja me COVID-19 kishte rënë ditët e fundit në shifra të ulëta para se të arrinte në zero. /Telegrafi/