Telegrafi

Malta ka raportuar sot viktimën e parë nga coronavirusi

Malta ka raportuar viktimën e parë nga coronavirusi, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur zëvëndëskryeminstri, Chris Fearne, i cili tha se viktima është një grua 92-vjeçare që ishte edhe me sëmundje ekzistuese.

“Fatkeqësisht, kjo nuk do të jetë as vdekja e fundit, marrë parasysh ndikimin e pandemisë në të gjithë botën, dhe Malta nuk përjashtohet”, ka thënë Fearne.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja kishte jetuar në shtëpinë e një personi të moshuar në Gozo.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Maltë është 299, qëkur u raportua rasti i parë më 7 mars.

“Ne duhet të mbrojmë të infektuarit tanë, ju lutem që të hiqni dorë këtë vit nga kremtimet e festave, siç janë edhe Pashkët këtë javë”, ka shtuar Fearne. /Telegrafi/