Telegrafi

Malouda nënshkruan kontratë të re me Chelsean

“Klubi i Chelseat konfirmon se Florent Malouda ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare, në bazë të marrëveshjes së arritur më herët. Lojtari, i cili ka edhe një vit në kontratën e mëparshme, tash e ka zgjatur besnikërinë e tij ndaj klubit deri në vitin 2012”, shkruan në deklaratën zyrtare të Chelseat.

Ndërkohë, Malouda ka thënë: “Arritëm marrëveshje gjatë kohës kur isha në pushime dhe tash kur u ktheva, vetëm i nënshkrova dokumentet. Jam vërtet i lumtur, sepse kjo e dëshmon besimin e ndërsjellë ndërmjet skuadrës dhe mua, ndërsa për mua ky është fillimi i një tregimi tjetër”.