Telegrafi

Malouda luan ende futboll, por penalltia e goditur nga francezi po cilësohet si nga më të tmerrshmet ndonjëherë (Foto/Video)

Florent Malouda ka humbur një penallti, e cila po cilësohet si njëra nga më të shëmtuarat në botën e futbollit.

Sulmuesi francez nuk ishte një ekzekutues penalltish në gjashtë vite të kaluara të tij te Chelsea, pasi nuk ishte një ekzekutues i mirë.

Lexo po ashtu Sulmuesi grek huq golin nga 30 cm, a është ky dështimi më i madh në histori?

Megjithatë, në Superligën Indiane, Malouda është një yll i skuadrës së tij dhe aty po gjuan edhe penalltitë, shkruan Telegrafi.

Malouda duke u bërë gati të gjuaj penalltinë

Por, jo gjithçka ka shkuar mirë për francezin, pasi dështoi nga pika e bardhë në ndeshjen gjysmëfinale që skuadra e tij Delhi Dynamos e zhvilloi ndaj Blasters Kerala.

Topi i francezit duke shkuar lart mbi portë

Malouda goditi shumë lartë penalltinë, duke e gjuajtur shumë lart topin, teksa nga plot gazetarë po cilësohet si njëra nga penalltitë më të tmerrshme ndonjëherë, duke e krahasuar me goditjen e Simone Zazas ndaj Gjermanisë në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/