“Agim Çeku ka ardhë në Kosovë dy javë pasi kanë filluar bombardimet e NATO-s”, thotë eprori i ish-UÇK-së, Naim Maloku.
Në një intervistë për Rrokum Rroll në TV Rrokum, ai thotë se Çeku – shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës – nuk do të vinte fare po të mos intervenonte NATO.
“Që nga marsi 1998 isha pjesë e UÇK-së”, thotë ai. “E njoh moti Agim Çekun. Jam takuar me të e kam edhe dëshmitarë. Unë kam ardhur më 8 mars nga Lubjana në Tiranë me Bekim Berishën e Kadri Hamitin. Pas dy jave kam shku në Rijekë ku jam takuar me të gjithë oficerët shqiptarë në Kroaci. Ua shpjegova situatën. Atë kohë kishim dy formacione ushtarake, LKÇK e UÇK, pastaj edhe Qeveria në ekzil. Thash se duhet të shkojmë në Kosovë. Agim Çeku nuk erdh, pos Kadri Kastratit e Binak Gashit”.
Shikojeni videon, për të parë se si rrodhën gjërat pas këtij takimi. /Telegrafi/
https://youtu.be/pr-Zj8LBe1w