Site icon Telegrafi

Maloku pikëllon Trepçën’89

“E kemi ditur që do ta kemi një ndeshje të vështirë dhe për këtë arsye edhe jemi përgatitur mirë që të fitojmë. Mendoj se e kemi merituar fitoren, madje edhe më bindshëm, pas të gjitha ato rastet e humbura”, tha trajneri i Besës, Miftar Rama. Pejanët që nga fillimi kanë mbizotëruar dhe rrezikuar portierin mysafir Manxholli, por sulmuesit sado që patën paraqitje të mirë nuk u treguan efikas në momentet vendimtare.

Ndërsa Trepça’89 të vetmin rast e pati në minutën 14’ kur Driton Musaj qëllon pingulen e Bytyqit. Në pjesën tjetër të lojës pejanët provuan të shpartallonin mesfushën e ngjeshur të xehetarëve por kjo nuk u realizua deri në fund të pjesës së dytë. Kështu në 45 minutat e dytë futbollistët e Besës krijuan disa raste të qindpërqindta nëpërmjet Egzon Gashit por rrjetat mbetën të paprekura. Fat për pejanët solli angazhimi i Endrit Malokut, i cili në minutën 76’ me një veprim të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Besën.

“Na mungoi përqendrimi në një pjesë të madhe të lojës. Kjo u vërejt edhe kur pësuam golin. Nuk ishim në nivelin e detyrës dhe Besa na dënoi”, tha trajneri i Trepçës’89, Fahredin Duraku. Me këtë trepikësh Peja u ngjit kah mesi i tabelës, ndërkohë që Trepça’89 vazhdoi rënien e saj. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version