Site icon Telegrafi

Maloku: Me LDK-në, Kosovës i vjen era shtet

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka thënë se Me LDK-në, Kosovës i vjen era shtet.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës po vjen dhe bashkë me të edhe Demokracia.

Sipas saj  LDK do të rikthehet fuqishëm për ta përmbushur misionin e saj.

Postimi i plotë:

“Me LDK-në, Kosovës i vjen era Shtet!

Misioni themelor i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka qenë Liria, Pavarësia dhe Demokracia. Dy të parat, Kosova i ka arritur për shkak tē vizionit dhe përkushtimit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe ekipit të tij, dhe me gjakun e heronjve të lirisë.

E treta, Demokracia, nuk importohet as eksportohet. Ajo zhvillohet hap pas hapi. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm Qeveria e LDK-së. Duke e çrrënjosur krimin dhe korrupsionin.

Lidhja Demokratike e Kosovës po vjen! E bashkë me të edhe Demokracia. LDK do të rikthehet fuqishëm për ta përmbushur misionin e saj”, ka shkruar Maloku./Telegrafi/

Exit mobile version