Zyrtarë të lartë të tregtisë në Bashkimin Evropian thonë se Britania e Madhe nuk mund të fillojë negociatat për të bërë biznes me bllokun, deri sa të shkëputët plotësisht nga ai.
“Së pari dilni, pastaj negociojmë,” tha Cecilia Malmstrom për BBC, transmeton KosovaPress.
Pas daljes nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe do të bëhet vendi i tretë në BE, ku tregtia do të bëhet në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, deri në një marrëveshje të re.
Një marrëveshje e tillë e tregtisë në Kanada mori shtatë vjet për të negociuar, transmeton KosovaPress.
Marrëveshja kanadeze do të kërkojë ratifikimin nga të gjitha vendet e BE-së, duke shtuar një ose dy vite para se të hyjë në fuqi.