Chelsea ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Malmo 1-2.
Londinezët triumfuan në ndeshjen e parë duke bërë një hap të madh drejt kalimit në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri italian Maurizio Sarri shënoi dy gola falë Ross Barkley e Olivier Giroud.
Back to it! 💪
The second half has started…
0-1 [46'] #MALCHE pic.twitter.com/WjOyCHwPeY
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 14, 2019
Pikërisht mesfushori anglez Barkley u zgjedh lojtar i ndeshjes me notën më të lartë.
Paraqitje mjaftë të mirë për londinezët patën edhe Cesar Azpilicueta, Willian e Olivier Giroud.
Autori i vetëm i golit për Malmon, Christensen pati notën më të lartë për klubin suedez.
Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për sulmuesin e vendasve Antonnson. /Telegrafi/