Agjencia e Ilaçeve MALMED sot paradite dha leje për importin e ilaçit “Trikafta” i dedikuar për pacientët me fibrozë cistike, konfirmoi për MIA-n drejtori i MALMED, Lirim Shabani.
Ai theksoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për lejimin e importit të ilaçit dhe tani mbetet edhe që të realizohet procedura.
Sipas paralajmërimeve paraprake nga Qeveria, në këtë rast bëhet fjalë për importim intervenues të “Trikafta” i dedikuar për tetë pacientët më kritikë të sëmurë nga fibroza cistike, përderisa për sigurimin e furnizimit të rregullt me ilaçin për gjithë të sëmurët tjerë nevojiten ndryshime ligjore.