Telegrafi

Mallorca kthehet në finale të Copa del Rey, Vedat Muriqi ishte njëri nga vendimtarët me një gol

Mallorca e Vedat Muriqit është kthyer pas më shumë se 20 vitesh në një finale të Copa del Rey pas ka mposhtur Real Sociedadit me penallti në gjysmëfinale.

Mallorca mundi Real Sociedadin me rezultat (5-4) në penallti të martën mbrëma për të kaluar në finalen 21 vjet pasi fitoi garën për herë të vetme.

Fitorja erdhi pasi ndeshja e rregullt u mbyll 1-1 dhe në vazhdime nuk pati gola tjerë.

Në penallti, baskët humbën të parin me anë të Mikel Oyarzabal, ndërsa Mallorca shënoi me anë të yllit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Nga ky momente, të dy skuadrat shënuan katër gjuajtjet tjera dhe në fund fitorja i takoi Mallorcas, e cila kapi finalen.

Në finalen e 6 prillit në Sevilje, Mallorca e pret fituesin e ndeshjes mes Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit, e cila zhvillohet nesër (e enjte) dhe epërsi kanë baskët 0-1 nga fitoja në ndeshjen e parë.

Kjo do të jetë finalja e katërt e Kupës së Mbretit për Mallorca, e cila nuk e kishte arritur finalen e turneun që nga viti 2003 kundër Recreativo Huelva. Paraqitjet e tjera në finale ishin në 1991 dhe 1998, ndërsa në gjysmëfinale nuk kishte arritur që nga viti 2009. /Telegrafi/