Telegrafi

Mallorca apelon vendimin e UEFA-s

Skuadra spanjolle ishte përjashtuar nga UEFA për shkak të problemeve financiare të paraqitura në klub, e që sipas rregulloreve të UEFA-s nuk lejojnë pjesëmarrjen nëpër aktivitetet e saja. Kështu, UEFA e ka ftuar Villarrealin që të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.
“Moralisht dhe ligjërisht, RCD Mallorca beson se arsyetimi është në anën e klubit dhe se nuk do të zmbrapset nga tentimet për të treguar se e meritoi vendin në Europa League. Askush nuk mund t’ua vjedhë këtyre djemve atë që kanë fituar”, shkruan në komunikatën e klubit ishullor. /Telegrafi/