Gjigantët austriakë të Red Bull Salzburg i thanë edhe një herë lamtumirë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ata barazuan 2-2 në ndeshjen e dytë të fazës Play Off, me Crvena Zvezdan dhe do të luajnë në grupet e Ligës së Evropës.
Ky eliminim ka lënë një zhgënjim të jashtëzakonshëm te RB Salzburgu, që sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës, por me Ligën e Kampionëve nuk kanë aspak marrëdhënie të mira.
Kjo pasi skuadra ka dështuar 11 herë radhazi të futet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Madje nëntë herë klubi austriak ka dështuar të futet në grupe nga faza play-off.
Në vitin 2006, Salzburgu u eliminua nga Valencia, një vit më pas nga Shakhtar Donetsk dhe pastaj nga Maccabi Haifa (2009).
Vazhdojmë me Hapoel Tel Aviv (2010), Dudelange (2012), Fenerbahce (2013), Dinamo Zagreb (2016), Rijeka (2017) dhe së fundi Crvena Zvezda (2018).
Liga e Kampionëve është një mallkim për austriakët, që edhe përkundër që në shumë ndeshje kanë dominuarm, vazhdon të jetë ëndërr. /Telegrafi/