Ju keni dëgjuar ndoshta për mallkimin e Aaron Ramseyt dhe reperit Drake, por me gjasë jo edhe për atë të Divock Origit.
Sulmuesi i Liverpoolit nuk ka qenë çdo herë i saktë para golit, mirëpo atyre skuadrave që u ka shënuar kanë pasur një formë të tmerrshme më pas.
Barcelona dhe Tottenham Hotspuri janë duke kaluar nëpër një formë të dobët në këtë fillim sezon, pas golave që u shënoi sulmuesi belg në Ligën e Kampionëve.
Rivali nga Liga Premier, Evertoni, po ashtu po kalon nëpër një formë katastrofale, derisa po mendojnë që ta shkarkojnë trajnerin.
Madje formë të dobët po kalon edhe Sunderlandi nga sezoni i kaluar, atëherë kur Origi u shënoi atyre golin e humbjes.
Formë të njëjtë po kalon edhe Wolverhampton Wanderers që në sezonin e kaluar ishte duke barazua 1-1 me The Reds, mirëpo belgu u inkuadrua në lojë dhe shënoi golin e fitores.
Liverpooli e mposhti 5-0 Watfordin në sezonin e kaluar, gjersa Origi ishte në listën e golashënuesve dhe forma e tij e dobët ka vazhduar edhe në këtë fillim sezon.
Në këtë listë është edhe Newcastle, pasi sulmuesi belg u shënoi golin e humbjes në minutën e 86-të, për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë të reja. /Telegrafi/