Telegrafi

“Mallkimi” i njeriut që fitoi 315 milionë dollarë (Foto)

Amerikani Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë në lotari në xhekpotin e Krishtlindjeve në vitin 2002, por thotë se e ndoqi nga pas një mallkim.

Ai u grabit disa herë pas fitimit të lotarisë dhe katër vite më vonë deklaroi se ka falimentuar.

Ai fajëson biletën e lotarisë edhe për vdekjen e të bijës dhe mbesave.

Ato u fiksuan pas parave dhe drogës.

“Do doja ta kisha grisur atë biletë,” pati thënë ai.

Por, fati i keq e ndoqi deri të premten, kur iu dogj shtëpia. Gruaja e tij ishte brenda, por për fat doli jashtë në kohë.

Fituesi i lotarisë ishte rrugës për në punë kur ndodhi edhe ngjarja. Ai u tha mediave se shtëpinë e kishte të pasiguruar.