Pep Guardiola ka pësuar zhgënjim pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve si trajner i Manchester Cityt.
Këtë sezon, zhgënjim i Guardiolas erdhi nga francezët e Lyonit, të cilët mposhtën Cityn 3-1 dhe i eliminuan në fazën çerekfinale në Lisbonë.
Në katër vitet e tij në Etihad, Guardiola nuk ka qenë në gjendje ta drejtojë Cityt në gjysmëfinale, pavarësisht se ka shpenzuar 778 milionë euro për transferime.
Para se të mbërrinte në Angli, trajneri katalanas kishte arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në secilën nga katër sezonet e tij si trajner i Barcelonës dhe secili prej tre viteve të tij në Bayern Munich.
Në sezonin e tij të parë në City, Guardiola pa skuadrën e tij të eliminuar nga Monaco në fazën e 1/16-tën.
Në secilën nga dy vitet pas kësaj, City u rrëzua nga kundërshtar anglez – së pari Liverpooli në vitin 2018 dhe më pas Tottenhami në vitin 2019.
Tani, edhe një herë, djelmoshat e Guardiolas nuk kanë arritur të arrijnë në gjysmëfinale – diçka që kanë arritur vetëm një herë në historinë e tyre.
Manuel Pellegrini ishte trajner i fundit dhe i vetmi i Cityt që arriti në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e bërë këtë në sezonin 2015/16. /Telegrafi/