Site icon Telegrafi

Mallias: Dimitrov erdhi që ta bind Athinën se në Shkup frynë erë e re

Ambasadori i parë grek në Shkup, Alexandros Mallias, e ka vlerësuar si mjaft pozitive vizitën e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një koment për ”Kathimerini”, Mallias vlerëson se Dimitrov është diplomati më i suksesshëm i IRJM-së, dhe se e vizitoi Athinën për ta bindur se në Shkup frynë erë e re.

Sipas tij, Dimitrov arriti që ta bind presidentin Bush dhe SHBA-të për ta njohur emrin kushtetues të Maqedonisë dhe e fitoi luftën diplomatike kundër Greqisë para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë./Telegrafi/

Exit mobile version