Site icon Telegrafi

Mallëngjehet Rezarta Shkurta, publikon foto të Ermalit me vajzën (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka bërë të ditur së fundmi se është në realizimin e projektit të saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Kënga e re është baladë dhe i kushtohet bashkëshortit të këngëtares Ermal Hoxha, i cili prej gati dy vitesh gjendet në burg, larg familjes së tij.

Lexo po ashtu Rezarta Shkurta sjell së shpejti projektin e ri "Gjysma Ime", publikon imazhe nga klipi (Foto)

Ndonëse kënga e re pritet të publikohet shpejt, Rezarta është mallëngjyer shumë, teksa ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka shfaqur Ermalin, i cili mbante në krah të bijën e tij, Herën.

Bashkëshorti i këngëtares Ermal Hoxha, bashkë me vajzën e tij Hera. foto nga Instagram.

“Gjysma Ime” titullohet balada e re e këngëtarese cila është punuar nga Elgit Doda, gjersa orkestrimin e ka bërë Darko Dimitrov, dhe pritet të lansohet brenda pak ditëve. /Telegrafi/

Exit mobile version