Site icon Telegrafi

Mallakastër, vritet 45 vjeçari

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poçem ku 45-vjeçari Asqeri Merkaj u qëllua për vdekje me armë gjahu, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet të jetë 43-vjeçari Lefter Malaj.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit si autor të ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi viktima mendohet të ketë vrarë babain e autorit tre vjet më parë, raportoi Ora News./Telegrafi/
 

Exit mobile version