Telegrafi

Malishiq: Nga nesër do të ketë bukë për 33 denarë

Bukëpjekësit nga nesër do të fillojnë të prodhojnë bukë, por kanë paralajmëruar se do ta padisin shtetin. Këtë e ka bërë të ditur Goran Malishiq nga Grupacioni i industrisë së bukëpjekësve.

Grupi i industrisë së bluarjes dhe pjekjes sot ka marrë vendim që të ndërpresë grevën dhe të fillojë prodhimin dhe shpërndarjen e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë me çmim të ngrirë prej 33 denarë.

“Bukëpjekësit u pajtuan me vendimin e mëparshëm, nga nesër të fillojnë me prodhimin e llojeve të caktuara të bukës varësisht mundësive të secilës furrë buke në mënyrë që t’ju përgjigjet kërkesave të konsumatorëve, por edhe të mbijetojnë në periudhën e vendimeve të gabuara të cilat i sjell qeveria, të cilat janë me pasoja ndaj industrisë së bukëpjekësve”, ka thënë Malishiq.

Industria do të fillojë me procedurë juridike, siç tha Malishiq, me qëllim që t’ju paguhet dëmi.