Telegrafi

Malishevë, vdes një femër pasi goditet nga traktori

Ngjarja ka ndodhur të martën, në fshatin Carrallukë të Malishevës

“Viktima femër, shqiptare derisa ishte duke punuar në kopsht është goditur nga traktori i ngarkuar me dru që dyshohet të ketë lëvizur vetvetiu. Nga lëndimet e marra viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, bëhet e ditur në raportin e Policisë. /Telegrafi/