Një person, i moshës 39 vjeçare, ka ndërruar jetë, pasi i njëjti sontevështë goditur nga një kamion në Llozicë të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot rreth orës 19:30, ka vdekur një person në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, prokurori dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e personit. Trupi i të ndjerit i është dhënë familjes për ceremoninë e varrimit ndërsa vozitësi i kamionit është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj, për Klan Kosova.