Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se pas një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në Malishevë të martën në ora 11:05.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/