Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet të filloj fushata e dezinsektimit.
Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
“Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit”, u tha në takim.
Gjithashtu u bë e ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim, në shkollat e Komunës së Malishevës janë në përfundim e sipër.