Sipas policisë rajonale në Prizren, aksidenti i rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:20, me ç’rast ishin përfshirë një veturë e markës “Mercedes” dhe një kamion transportues.
Ngjarja ka ndodhur kur vetura Mercedes që lëvizte nga Malisheva në drejtim të Rahovecit kishte hyrë në tejkalim të një kamioni dhe në pamundësi për ta tejkaluar është ndeshur me një kamion, i cili po vinte nga ana e kundërt.