Telegrafi

Malisheva triumfon ndaj Ulpianës, hap i madh në luftën për mbijetesë

Malisheva ka triumfuar në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës, pasi ka mposhtur Ulpianën me rezultat 1-0.

Pas vetëm 18 minutash lojë, malishevasit kaluan në epërsi me anë të Ronald Sobowale, që doli të ishte goli i vetëm i takimit.

Nga ky gol i shënuar, skuadra vendase mori më shumë zemër dhe tentoi të shënonte edhe disa herë të tjera, por u mungoi konkretizimi.

Në 45 minutat e dytë, Ulpiana tentoi të merrte së paku një pikë nga ky takim, por që Malisheva ishte po ashtu në kërkim të sigurimit të tre pikëve.

Mysafirët shpërdoruan disa shanse të mira shënimi, duke bërë që vendasit në fund të arkëtonin tre pikë.

Pas javës së 29-të, Malisheva është ngritur në vendin e gjashtë me 37 pikë, ndërsa Ulpiana gjendet në të nëntin me 24 sosh. /Telegrafi/