Site icon Telegrafi

Malisheva shkatërron Ferizajn, për tri pikë shumë të rëndësishme

Malisheva e ka mposhtur Ferizajn me rezultat të thellë 6-0 në kuadër të javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Bleart Tolaj pas vetëm 17 sekondash lojë, duke bërë që mbrojtja ferizajase të bënte gabim të mëtejshme.

Radha më pas i erdhi Ilir Mustafës (30′), që realizoi golin e dytë për Malishevën, duke treuar se atje kanë shkuar vetëm për tri pikë.

Golin e tretë për ekipin që drejtohet nga Sami Sermaxhaj e realizoi Agon Xhaka në minutën e 44-të, për të shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat bindës.

Pjesa e dytë ishte pasqyrë e asaj të parës, derisa Malisheva ia doli të realizonte edhe të katërtin me anë të Ronald Sobowales.

Për 5-0 u përkujdes Sobowale, që realizoi edhe të dytin persona, duke vazhduar turpërimin e Ferizajt në shtëpi.

Malisheva nuk e ndali hovin e tyre dhe ia doli të realizonte edhe të gjashtin me anë të Fiton Hajdarit, për tri pikët me plot meritë.

Pas javës së 12-të, Malisheva është ngjitur në vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa Ferizaj vazhdon të jetë i fundit me tetë sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version