Telegrafi

Malisheva rikthehet tek fitoret, mposht Lirinë në udhëtim

Malisheva ka fituar me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren, xhiro kjo e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që tregonin më shumë kujdes në fazën defanzive duke testuar njëra-tjetrën.

Rasti i parë ideal për gol erdhi në minutën e 33-të përmes Junior Petrus (Liria) i cili humbi një mundësi të artë për t’i dhënë avantazhin prizrenasve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishte Liria ajo që  rrezikoi e para.

Vendasit kishin dy mundësi të njëpasnjëshme për të shënuar në minutën e 55-të dhe në minutë ne 57-të respektivisht, por tentimet e tyre ishin të pasuksesshme.

Goli i vetëm dhe ai i fitores për mysafirët erdhi në minutën e 67-të ku Ilir Mustafa shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Derisa po i afroheshim fundit të ndeshjes , me karton të kuq u ndëshkua lojtari i Malishevës, Drilon Hazrollaj duke lënë ekipin në fushë me një lojtar më pak.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste të mira për gol dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Malishevës, të cilët gjetën rrugën tek fitoret pas tri ndeshjesh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore