Telegrafi

Malisheva pret Trepçën ’89, formacionet zyrtare

Malisheva përballet me Trepçën ’89 në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë.

Malisheva pas dy ndeshjeve pa humbje është nikoqir i Trepçës ’89 në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.

Vendasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive për t’i ikur sa më shumë pozitave të fundit në tabelë.

Në anën tjetër Trepça ’89 nuk di për fitore në katër sfidat e fundit dhe kërkon të rikthehet te triumfi pikërisht ndaj Malishevës.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Flamur Gashi, Dreni Kryeziu, Agon Xhaka, Arber Pira, Arlind Veliu, Kastriot Rapuca, Behar Maliqi, Ilir Mustafa, Drilon Hazrollaj, Bleart Tolaj, Ronald Sobowale.

Trepça ’89: Kaçiu, Ameworlorna, Rexhaj, Hana, Dushi, Sahiti, Nimani, Rrahmani, Sekiraqa, Muja, Mba.

/Telegrafi/