Malisheva dhe Ferizaj do të takohen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ me fillim nga ora 17:00.
Për skuadrën vendase kjo është ndeshja e parë në sezonin e ri, derisa mysafirët zhvillojnë ndeshjen e dytë.
Malisheva kërkon pikët e para në Superligë për sezonin 2023/24, derisa mysafirët kërkojnë vazhdimësi pas fitores në xhiron e parë.
Bekim Isufi luan me treshen sulmuese Hazrollaj, Xhylani dhe Bunjaku, derisa Arsim Abazi i kundërpërgjgjigjet me Sadriun, Kurtajn dhe Haxhimusën.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Velii, Pira, Prekazi, Xhaka, Veliu, Bushaj, Ferati, Mathieu, Hazrollaj, Bunjaku, Xhylani.
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Imamovic, Topalaj, Avdulli, Ramusa, Limani, Shabani, Sadriu, Kurtaj, Haxhimusa. /Telegrafi/