Malisheva ka debutuar këtë vit në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e futur për herë të parë në histori të BKT Superligës, e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion duke marrë një barazim dhe një fitore.
Bilanc të njëjtë në dy ndeshjet e para ka edhe Drita, ku fitoi 2-1 ndaj Feronikelit dhe barazoi 0-0 me Llapin.
Dy skuadrat do të përballen sot në stadiumin e qytetit në Malishevë, ku vendasit synojnë befasinë e radhës, derisa Drita udhëton për tu rikthyer te fitoret.
Tanimë dy trajnerët, Arsim Thaqi i vendasve dhe Ardian Nuhiu i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Pira, Vitija, Xhaka, Pefqeli, Hoti, Bruqi, Bnishi, Hyseni, Stullcaku.
Drita: Maloku Limani, Cuculi, Balde, Blakcorri, Broja, Jashari, Fazliu, Muja, Kryeziu, Simonovski.
/Telegrafi/