Site icon Telegrafi

Malisheva me numrin më të madh të të shëruarve nga coronavirusi

Pas 40 dite në karantinë, Komuna e Malishevës sonte ka marrë një prej lajmeve më të mira në këto ditë të vështira të pandemisë me COVID-19, pasi edhe zyrtarisht, janë shëruar edhe 19 qytetarë të prekur me koronavirus, duke shtuar kështu bilancin në 55.

“Në kurim e sipër mbesin edhe 14 qytetarë të tjerë, të cilët besojmë se shumë shpejt do të shërohen. Ky lajm është shumë inkurajues, dhe e dërgon Malishevën drejt heqjes së karantinës. Por për të ndodhur kjo, ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe t’i respektojnë rregullat e IKSHPK-së”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, HajdinBerisha në një fjalim drejtuar qytetarëve të kësaj komune.

Lexo po ashtu 26 persona të prekur me COVID-19 në Pejë, shumica prej tyre u infektuan në një ceremoni varrimi

Malisheva është njëra prej komunave më të prekura me COVID-19, me gjithsej 70 raste.

Si rezultat i zbatimit të masave dhe punës së palodhshme të IKSHPK-së, Klinikës Infektive, Komunës së Malishevës, QMF në Malishevë, Policisë së Kosovës, e sidomos nga kujdesi dhe qytetaria e treguar e banorëve të Komunës së Malishevës, ka numrin më të madh të të shëruarve në vend, gjithsej 55.

Exit mobile version