Malisheva dhe Dukagjini kanë zhvilluar një ndeshje të fortë, por që në fund nuk prodhoi gola, duke u mbyllur 0-0.
Ndeshja e javës së fundit dhe rezultati i arritur e lë në barazh Malishevën, ndërsa Dukagjini shpëton.
Ndeshja doli të jetë e zjarrtë, pasi ashtu siç kishin parashikuar shumë analistë kjo ndeshje do të vendoste se kush do të shkojë në barazh.
Pjesa e parë solli raste me Malishevë që ishte më kërkuese, por që gola nuk kishte.
Edhe në pjesën e dytë vendasit tentuan më shumë, me Dukagjinin që tentonte ta ruante rezultatin.
Deri në fund gola nuk kishte, dhe Malisheva do të përballet me Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit për BKT Superligën e Kosovës.
Dukagjini e mbyll si i shtati në renditje me 50 pikë, me 48 pikë mbeti e teta /Telegrafi/