Malisheva dhe Drita kanë luajtur baras 0-0 në stadiumin Liman Gegaj.
Rastin e parë në ndeshje e pati Blend Baftiu, por goditja e sulmuesit gjilanas u prit nga portieri vendas.
Ronald Sobowale ka pasur rastin më të mirë në ndeshje, kur kaloi edhe portierin mysafirë dhe në portën bosh gjuajti jashtë saj.
Drita në pjesën e parë rrezikoi edhe me Almir Ajzerajn, Kastriot Selmanin e Ardit Tahirin, por pa e gjetur golin.
Kësisoj 45 minutat e para u mbyllen pa gola 0-0.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por pa arritur të gjenin golin.
Me këtë pikë Drita mbetet lider me 52 pikë, derisa Malisheva ndodhet në vendin e shtatë në tabelë me 29 sosh.
Në ndeshjen e ardhshme Malisheva luan në udhëtim te Llapi, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Drenicën. /Telegrafi/