Telegrafi

Malisheva me fitore bindëse ndaj Llapit

(Foto: Facebook/FC Malisheva)

Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Llapin (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Sfida u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ekipi nga Podujeva ishte në cilësinë e vendasit, ndërkohë që ka vazhduar serinë pa fitore.

Gjysma e parë e takimit nuk prodhoi gola, ndërsa mysafirët e gjetën dy herë rrjetën në fraksionin e dytë të lojës.

Heroi i takimit ishte Torvioll Stullqaku, i cili i realizoi  dy gola për malishevasit. Fillimisht, përfitoi nga një gabimi i portierit Marijan Coric për ta zhbllokuar rezultatin (57’).

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Ndërsa një minutë më pas (58’) e dyfishoi epërsi me një supergol të shënuar në mënyrë akrobatike.

Në minutat shtesë, skuadra vizitore ia doli ta shënonte edhe golin e tretë, ndërsa realizues ishte Yoan Marc-Olivier.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva ndodhet në vend të tretë në renditje me shtatë pikë, një më pak se liderët Ballkani dhe Drita që luajtën pa gola në këtë xhiro.

Në anën tjetër, Llapi është i teti në renditje me vetëm dy pikë të grumbulluara nga dy barazime dhe dy humbje. /Telegrafi/