Malisheva ka shënuar fitore ndaj Ferizajt në kuadër të javës së tretë të Albi Mall Superligës me rezultat 3-1.
Vendasit para kësaj ndeshje nuk kishin marr pikë dhe fitorja ishte imperativi kryesor, ndërsa ferizajasit vinin nga barazimi pa gola me Prishtinën.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të kur Malisheva fitoi penallti. Nga pika e bardhë ishte i saktë për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë kishte më shumë gola.
Me të filluar pjesa e dytë Ferizaj mbetet me dhjetë lojtarë pasi Elbasan Thaqi ndëshkohet me karton të kuq.
Drilon Hazrollaj i ardhur në këtë afat kalimtar e qoi rezultatin në 2-0 në minutën e 72-të.
Dilemën e fituesit e mbylli Bleart Tolaj kur shënoi në minutën e 77-të.
Krejt çka bëri Ferizaj deri në fund ishte një gol i shënuar në kohën shtesë nga Gentrit Halili.
Malisheva pas tri xhiros ka tri pikë, ndërsa Ferizaj mbetet me një pikë. /Telegrafi/