Malisheva dhe Prishtina do të takohen sot (e diel) me fillim nga ora 15:00 në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malisheva hyn në këtë takim pas fitores që morën xhiron e kaluar ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-1 dhe synon që ta vazhdojë këtë ritëm të rezultateve pozitive.
Prishtina në anën tjetër është zhytur në një ‘mini-krizë’ pasi ka pesë ndeshje pa rezultat pozitiv dhe së fundmi pësoi humbje me rezultat 3-1 ndaj Gjilanit, andaj do të kërkohet rikthimi tek fitoret.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, kishte triumfuar Malisheva me rezultat 2-0 ku golat i kishin shënuar Altin Aliu dhe Rilind Haziraj.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Velii, Xhaka, Kryeziu, Prekazi, Veliu, Mustafa, Ferati, Xhylani, Brruti, Haziraj, Aliu.
Prishtina: Nika, Limani, Islami, Hyseni, Gashi, Kryeziu, Muja, Gallapeni, Bytyqi, Hamiti, Useini./Telegrafi/