Telegrafi

Malisheva dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Malishevasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 15:00.

Ekipi i Arsim Thaqit vjen nga një humbje nga Drita dhe mezi pret t’i kthehet fitores para tifozëve, pasi në të kundërt do të mbeteshin në pozitën e barazhit.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka tri fitore radhazi dhe synon një rezultat tjetër pozitiv, për të mos rrezikuar pozitën e katërt.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Malisheva: Gashi; Pira, Xhaka, Kryeziu, Dumani; Vitija, Bruqi; Shabani, Pefqeli, H.Hyseni; Sobowale;

Llapi: Avdyli; Idrizi, Prençi, Neto, Emini; Ramadani, Krasniqi, Shabani; Rivera; Selmani, Veliu;

/Telegrafi/