Telegrafi

Malisheva dhe Llapi luajnë për pozitën e gjashtë në tabelë, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi do të përballen në kuadër të xhiros së 36-të (e fundit) në Albi Mall Superligë.

Do të jetë një duel shumë interesant në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, edhe pse dy skuadrat nuk kanë më asnjë objektiv.

Si Malisheva ashtu edhe Llapi kanë siguruar qëndrimin në elitë, derisa ky duel do të jetë për pozitën e gjashtë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Veliu, Vitija,Brruit, B. Maliqi, Mustafa, Hazrollaj, Sobowale, Tolaj.

Llapi: Laroshi, Shabani, Alex Raoul, Firmino, Rivera, Selimi, Krasniqi, Stafa, Maliqi, Neto, Fazliu.

/Telegrafi/