Telegrafi

Malisheva dhe Ferizaj marrin nga një pikë në duelin e zhvilluar në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka zhvilluar ndeshjen e parë në sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligë.

Në ndeshjen e parë skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka barazuar me  Ferizaj me rezultat  1-1.

Pjesa e parë i ka takuar Ferizajt me raste, por golin e shënuan vendasit.

Albion Kurtaj, Betim Haxhimusa, Edon Sadriu dhe Arlind Shabani patën raste të mira shënimi, por pa sukses.

Megjithatë në minutën e 41-të të ndeshjes erdhi goli i parë në ndeshje me autor Fatjon Bunjakun.

Talenti kosovar doli përballë portierit mysafir dhe me një goditje të lehtë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante me disa raste nga të dyja skuadrat.

Ferizaj kishte më shumë nga loja dhe në fund arriti të barazonte rezultatin në kohën shtesë.

Ishte sulmuesi i talentuar Redon Syla që me një gjuajtje spektakolare nga distanca shënoi për 1-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe dy skuadrat fituan nga një pikë, me Ferizajn që ndodhet në krye të tabelës me katër pikë, derisa Malisheva ka një sosh. /Telegrafi/