Malisheva dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Vendasit e nisën më mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 26-të.
Bleart Tolaj asistoi te Alban Shillova i cili shënoi për 1-0 një gol të bukur.
Pjesa e parë edhe pse kishte raste të tjera, gola më nuk dhuroi.
Dukagjini u mundua më shumë në pjesën e dytë dhe kjo i dha frytet e veta.
Blerind Morina shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 79-të për 1-1.
Të dy skuadrat kishin edhe nga një rast pas golit, por Otto John dhe Drilon Hazrollaj nuk ishin të saktë.
Malisheva ka shtatë pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Dukagjini ka dy pikë. /Telegrafi/