Site icon Telegrafi

Malisheva dhe Dukagjini luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në BKT Superligën e Kosovës.

Vendasit nga Malisheva janë nikoqir të klubit nga Klina në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Liman Gegaj” nga ora 13:00.

Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaqi vjen në këtë ndeshje me formë të përzier, por synon fitoreve para tifozëve të vetë për të mbyllur sezonin në pozitat që nuk rrezikojnë rënien nga kategoria.

Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Armend Dallku ka tri barazime dhe një humbje nga tri ndeshjet e fundit dhe do të tentojë të mbyll sezonin vjeshtor me rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Hoti, Kacoli; Vitija, Bruqi, Mustafa; Marc-Olivier, Stullqaku, H.Hyseni;

Dukagjini: Muhaxhiri; Kuqi, Basriu, Dallku; Lindenberg, Shabani, Ahmeti, Jashanica, Shala; Carioca, Merlaku;

/Telegrafi/

Exit mobile version