Malisheva dhe Dukagjini kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të apo të fundit të stinorit vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës ka dhuruar spektakël dhe katër gola, por pa fitues.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë dhe raste nga të dyja skuadrat, por vetëm mysafirët gjeten golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të dhe ishte Ergyn Ahmeti, i cili dërgoi Dukagjinin në pushim me epërsi 0-1.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë edhe më e bukur, më e hapur nga të dyja skuadrat dhe nga shumë raste të krijuara erdhën edhe tri gola tjerë.
Vendasit e Malishevës arritën shpejtë të kthehen në lojë duke barazuar 1-1 me anë të Agron Bruqit (58’), ndërsa kapiteni Dren Kryeziu (62’) kaloi ekipin e tij në epërsi 2-1.
Megjithatë, këto dy gola nuk e zmbrapsen Dukagjinin, i cili nuk u dorëzua dhe në minutën e 65-të shënuan golin e barazimit 2-2 me anë të Bujar Shabanit.
Deri në fund pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund të dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.
Pas këtij barazimi, Malisheva e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e shtatë me 19 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i teti me 18 pikë. /Telegrafi/