Telegrafi

Malisheva dhe Drita luajnë baras në një ndeshje spektakolare

Malisheva dhe Drita kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.

Vetëm pas 10 minutave lojë mysafirët kaluan në epërsi, kur u bë një gabim në mbrojtjen vendase nga Besnik Ferati.

Albin Prapashtica asistoi bukur te Ensar Huruglica i cili edhe më bukur realizoi për 0-1.

Megjithatë epërsia e Dritës nuk zgjati më shumë se 13 minuta lojë, kur Altin Aliu realizoi një gol spektakolar për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin baras 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Pjesa e dytë ishte shumë e zjarrtë, por pa pasur gola në dy ndeshjet.

Dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, por portierët Maloku e Velii ishin në top formë.

Kësisoj dy skuadrat në fund morën nga një pikë derisa Drita ndodhet në vendin e tretë me 51 pikë, derisa Malisheva një pozitë më poshtë me tre pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme Malisheva luan sërish para tifozëve të vet ku pret Dukagjinin, derisa Drita luan në udhëtim te Llapi. /Telegrafi/