Telegrafi

Malisheva dhe Drenica përballen në ndeshjen vendimtare, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Drenica do ta luajnë kryendeshjen e xhiros së 34-të në BKT Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat janë duke luftuar për t’i ikur pozitës së barazhit dhe tani do të përballen në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë nga 43 pikë dhe ndajnë pozitat shtatë dhe tetë.

Pikët janë shumë të vlefshme për të dyja ekipet dhe ndeshja e sotme pritet të jetë e zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Dumani, Kryeziu, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Hyseni, Pefqeli, Shabani, Sobowale.

Drenica: Shala, Thaqi, Jashari, Abazi, Veliqi, Hamiti, Shabani, Uka, Dervishaj, Dushi, Zabergja.

/Telegrafi/